Ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar nxënësit, prindërit dhe mësuesit që po bëhen gati për vitin e ri shkollor për masat që duhet të kenë parasysh për parandalimin e koronavirusit.
Advertisements
Ajo i kërkon nxënësve që me nisjen e mësimit të qëndrojnë në klasë duke ruajtur distancën, të ulur në bankën e tyre dhe të mbajnë maskën sipas rekomandimeve.
Ministria e Shëndetësisë thekson se nxënësit duhet të kufizojnë daljen nga klasa për arsye të panevojshme përveçse kur duhet të përdorin tualetin apo të largohen nga shkolla.
Advertisements
“Mësues, nxënës, prindër, mos e ulni vigjilencën asnjë moment në zbatimin e masave ndaj Covid-19.
Respektoni distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse. Parandaloni përhapjen e COVID-19 në shkollë”
Rregullat e rekomanduara nga MSH:
-Gjatë qëndrimit në klasë, respektoni distancën fizike prej 1.5 m nga mësuesi dhe nxënësit e tjerë
-Qëndroni ulur në bankën tuaj
-Mbani maskën sipas rekomandimeve
-Kufizoni daljet nga klasa për arsye të panevojshme-përveçse kur duhet të përdorni tualetin apo të largoheni nga shkolla
-Dezinfektoni shpesh duart me solucione me bazë alkooli
https://www.facebook.com/MinistriaeShendetesisedheMbrojtjesSociale/posts/3034839506627106
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!