‘Nuk pyet njeri a jemi gjallë’, qytetari nga Fushë Miloti: Jetoj në çadër prej 9 muajsh, fëmijët janë sëmurë (VIDEO)

“Në çadër nuk rrihet sepse është temperaturë e lartë”, kështu rrëfet një nga banorët e Fushë Milotit, i cili jeton në kushte më të vështira pas tërmetit.

Advertisements

Teksa tërmeti ishte fatkeqësia e radhës për banorët në Fushë Milot, ata tashmë duhet të përballen edhe me braktisjen e shtetit.

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ishte në banesën e shkatërruar të Viktor Gjonit, i cili edhe pse ndodhet në gjendje shumë të rëndë ekonomike, thotë se askush nuk i ka dhënë zgjidhje dhe nuk di asgjë se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij të rrënuar.

Advertisements

Ai shprehet se lagështia që mban çadra po i rrezikon jetën gocës së tij, të sëmurë, e cila rezikon të bëhet azmatike.

“Unë jam Viktor Gjoni. Jam 46 vjeç, jetoj në këtë shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti. Kanë ardhur inxhinierët e kanë klasifikuar DS3, dhe që atë ditë e deri më sot nuk ka pyetur kush as se jam gjallë, as se ha, as se pi, as ku flej, as se ku rri. Unë jam jashtë të gjitha kushteve. As nuk kam ku të lahem, as kam ku të gatuaj as kam ku të ashtu. Bie shi, në shtëpi të vjetër nuk rri dot se bie shiu brenda, gjatë ditës në çadër nuk rrihet sepse është temperaturë e lartë, është temperaturë e lartë. Unë me 5 millionë lekë që kanë klasifikuar këtë banesë, unë me 5 millionë lekë nuk i bëj dot as çatinë. Tani letrat i kanë atje, të marrin masat sepse është duke ardhur dimri. Unë e kam fëmijën e sëmurë, e kam vajzën 15 vjeçe është gati për të kaluar në azmatike. I kam marrë 60 mijë lekë ilaçe dje, ku të flejë e ka nga lagështira që ka pasur që kur ka lindur në shtpinë e vjetër edhe tani edhe 8 muaj në çadër.”

Belind Këlliçi: Me çfarë të ardhurash jetoni?

Qytetari: Me 38 mijë lekë ndihmë ekonomike.

Belind Këlliçi: Vetë i tretë?

Qytetari: Po. Deri nja 2 muaj kam pas mbledhur ndonjë kanaçe, ndonjë hekur, ndonjë gjë kështu. Kam nja 2 muaj jam rrëzuar kam thyer kockën e…

Belind Këlliçi: Klavikulën..

Qytetari: Klavikulën edhe më ka dalë krahu jashtë funksionit, s’jam për punë më unë. Kjo s’punon, unë me njërën dorë çfarë pune të bëj. Tani ka ardhur puna në dorë të Zotit se shtet nuk ka”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjohje të reja? E veshur sexy me të bardha, ish-bashkëshortja e Stresit lë pas krahëve lidhjen me reperin, asgjë nuk e ndal nga takimet me meshkujt beqarë
Artikulli tjetërKoronavirusi, ministria e Shëndetësisë del me apelin e forte per nxënësit