Habit media gjermane: Erdogan nuk është i interesuar për gazin, ja pse donte të fundoste anijen greke në Mesdhe

Një përshkallëzim ushtarak midis Greqisë dhe Turqisë kër cënon Mesdheun lindor. Por e vërteta është se Presidenti turk Erdogan nuk është i interesuar kryesisht për gazin natyror. Retorika e tij nacionaliste ndjek një llogaritje krejt tjetër.

Advertisements

Media gjermane WELT shkruan se po të ishte për Presidentin Erdogan, Marina turke do të kishte fundosur anijet greke në Mesdhe kohë më parë. Ditët e fundit kur tensionet mes dy vendeve janë rritur, media gjermane citon disa burime të saj që bëjnë me dije se Erdogan u ka kërkuar pak ditë më parë gjeneralëve të tij të fundosnin një anije luf tarake greke.

Mirëpo, mesa duket gjeneralët nuk kanë pranuar dhe kanë kundërshtuar Presidentin turk. Rezervat e gazit natyror duket se janë dytësore për Turqinë.

Advertisements

Më tej, kjo media shkruan se gjeneralët kanë kundërshtuar urdhrin për të fundosur një anije luftarake greke, por kanë propozuar rrëzimin e një avioni pa dëmtuar pilotin. Kujtojmë se, pak ditë më parë mediat ndërkombëtare publikuan fotot e një prej anijeve të Marinës greke, e dëmtuar në pjesën e përparame.

Menjëherë pas përpl asjeve që mund të kishin shkaktuar një luftë mes dy vendeve, shtetet europiane u angazhuan për dialog mes Greqisë dhe Turqisë.

Artikulli i medias gjermane:

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE mërkura vijon me vranësira, por ja si do jetë moti nesër
Artikulli tjetërRezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arrijnë vlerën më të lartë historike