Covid19/ Italia, e go ditur rëndë, çfarë parashikon BE të ndodhë këtë vit në Europë

Ndikimet e pandemisë Corona në ekonomi po bëhen gjithnjë e më e qarta. Sidomos Italia është go ditur rëndë.

Advertisements

Në Itali kanë vdekur deri tani më shumë se 35,500 vetë të infektuar me koronavirusin Corona. Përveç kësaj ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës pas Gjermanisë dhe Francës pret një recesion të rëndë këtë vit për shkak të kufizimeve masive në luftën kundër pandemisë.

Siç njoftoi zyra kombëtare e statistikave vetëm në tremujorin e dytë midis prillit dhe qershorit, prodhimi i brendshëm bruto i Italisë (PBB) u tkurr me një shpejtësi rekord prej 12.8 përqind në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Deri tani supozohej se minusi do të ishte 12.4 përqind. Pandemia e goditi Italinë shumë më rëndë sesa ekonominë gjermane, e cila ra me 9.7 përqind.

Advertisements

Komisioni i BE supozon që ekonomia e Italisë të shënojë për vitin në tërësi një rënie prej 11.2 përqind. Parashikimi zyrtar i qeverisë në Romë është një minus prej tetë përqind. Por Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri tashmë ka treguar se ky vlerësim duhet të korrigjohet dhe se rënia është më e madhe. Megjithatë Gualtieri theksoi kohët e fundit gjithashtu se tremujori i tretë aktual pritet të sjellë një rritje të fortë.

Ekonomia e Polonisë po tkurret

Edhe në Poloni ekonomia ka rënë për shkak të krizës së Coronës. Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u tkurr në tremujorin e dytë me 8.2 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo u njoftua nga agjencia e statistikave GUS në Varshavë. Në tremujorin e parë ekonomia polake u rrit me dy përqind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019.

Spanja shpreson tek tremujori i tretë

Prodhimi i brendshëm bruto i Spanjës pësoi një rënie rekord prej 18.5 përqind në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Sipas qeverisë spanjolle ekonomia tani po bën hapa të mëdha drejt rimëkëmbjes. Në tremujorin e tretë vërehet një rritje e prodhimit të brendshëm bruto prej më shumë se dhjetë përqind, tha Ministrja e Ekonomisë, Nadia Calvino.

Një rikuperim i fortë duket veçanërisht në tregun e punës. Gjatë krizës së virusit Covid-19 papunësia e lartë në Spanjë u rrit në mënyrë masive. Midis prillit dhe qershorit humbën punën një milion vetë – më shumë se kurrë më parë në një tremujor. Sidomos sektori i turizmit, i cili është i rëndësishëm për vendin, u godit rëndë nga kriza.

DW

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakErdhi në brigjet shqiptare me super jahtin luksoz, Dan Bilzerian frymëzohet nga ajo që pa, ja oferta që ka për vajzat
Artikulli tjetërE rëndë në Durrës, 28-vjeçari dhu non nënën e tij, ajo që i zbulon më pas policia e fundos