Aida Hajnaj merr sot zyrtarisht detyrën si drejtuese e “FBI-së” shqiptare/ Ambasada amerikane ben deklaraten e forte

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë i ka dhënë të gjithë mbështetjen drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, e cila nis sot zyrtarisht detyrën.

Advertisements

Përmes një postimi në Facebook, ambasada shkruan Hajnaj është një gur i rëndësishëm , jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.

Gjithashtu, ambasada njofton se Hajnaj ka përfunduar një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kr iminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH.

Advertisements

Reagimi i plotë:

Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.

Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH. Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.

Më 30 korrik Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi unanimisht, Aida Hajnajn si drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Më 27 korrik, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kri mit të Organizuar vendosi emrin e kreut të strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK çoi në KLP emrin e Aida Hajnas, pasi ishte e vetmja që plotësoi kriteret. Kandidatët e tjerë për kreun e “FBI-së” shqiptare ishin Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPërfshihet nga flakët Pylli i Pishës pjesë e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, ja si ndodhi
Artikulli tjetërDo ishte “recetë për katastrofë”/ OBSH thirrje shteteve: Mos bëni kurrë këtë veprim