Në Universitetin Alabama, në SHBA ka nisur mësimi nëpër shkolla prej gati dy javësh.
Advertisements
Më shumë se 1.000 studentë në Universitetin e Alabama kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 që nga momenti kur ka nisur mësimi deri sot.
Universiteti i Alabama në Birmingham (UAB) ka konfirmuar 157 raste në mesin e studentëve këtë vit.
Advertisements
Asnjë student pozitiv nuk ka qenë i shtruar në spital si rezultat i Covid-19, tha ky universitet.
Për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Presidenti i universitetit Stuart Bell, i kërkoi komunitetit që të mbajnë maska dhe distanca sociale, brenda dhe jashtë kampusit.
“Në këtë kohë kritike, ne duhet të jemi të bashkuar dhe të përkushtuar plotësisht në luftën tonë kundër COVID-19. Unë besoj se do të jemi të suksesshëm këtë semestër, dhe të gjithë duam të qëndrojmë në kampus gjatë gjithë kësaj vjeshte, por ne mund ta bëjmë këtë vetëm me ndihmën tuaj të përditshme.”
Kujtojmë se SHBA vazhdon të ketë një numër të lartë të infektuarish me Covid-19 dhe masat anti-covid vazhdojnë të respektohen.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!