“Përse e pagove ujin dhe dritat?”, pas kësaj pyetjeje një 59-vjeçare është ndodhur nën dhu nën e bashkëshortit, i cili e ka god itur derisa ajo është shtrirë përtokë dhe ka humbur ndjenjat. Sipas një burimi të gazetës Si ngjarja ka ndodhur në zonën e Laknasit, Kamëz, ndërkohë që denoncimi u dorëzua në polici nga e dh unuara me inicialet R. T.
Advertisements
Gjatë veprimeve hetimore, policia e përshkruan gruan me shenja në ngjyrë mavi në trup dhe në fytyrë, si gjurmë të godi tjeve, ndërkohë që për këtë su lm në banesë nuk ka qenë i pranishëm asnjëri nga fëmijët. Sidoqoftë, fëmijët e çiftit tregojnë se e ëma që llohej shpesh nga burri dhe skenat e dhu nës ishin të përditshme në shtëpinë e tyre.
R. T. sipas burimeve policore të gazetës Si u rr ah pak orë pasi në shtëpinë e çiftit kishin qenë faturuesit e ujësjellësit. Ata ankoheshin për mbifaturimin e ujit, por nëpunësit ju kanë thënë se edhe në rast mbifaturimi ata do përpiqeshin të korrigjoheshin duke ju zbritur çdo muaj nga vlera e deklaruar.
Advertisements
Por për të qetësuar mosmarrëveshjen mes bashkëshortit dhe faturuesve, 59-vjeçarja ka ndërhyrë duke ju lutur që të mos bënte she rr. “Ai më shtyu dhe më go diti në sy të tyre, – i thotë policisë, – nëna e tre fëmijëve dhe kur ikën ata më rr ahu se përse ndërhyra në punë burrash”. Më vonë sipas denoncimit të qytetares me inicialet R. T ka folur me djalin e madh që e ka këshilluar “paguani ujin dhe dritat”. “Im bir më dërgoi lekë dhe i pagova edhe ujin edhe dritat, e bëra që mos të kishim she rr të ndezur”, rrëfen 59-vjeçarja. Burime të gazetës Si shtojnë se kur R. T u kthye në shtëpi ai e pyeti “përse i ke paguar dritat dhe ujin, burri i shtëpisë jam unë dhe jo ti”.
Gruaja shton në denoncim “më god iti me grushte, më tha herën tjetër do të qël loj më keq se sot, do të vras fare”. Sipas burimeve gruaja është përpjekur t’i shpëtojë nga duart, por ai ka filluar sërish ta go dasë derisa ajo është shtrirë përtokë. “Më mori telefonin që mos të kisha mundësi të njoftoja askënd. Derisa erdhi vajza dhe djali i vogël që më gjetën të mbyllur në dhomë”, mbyll kallëzimin R. T, ndërkohë që për i shoqi i moshës 60 vjeç do të hetohet për dh unë në familje, sipas veprës 130 fraksion a të Kodit Penal.
Marrë nga Gazeta “Si”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!