Presidenti i Turqisë, Erdogan nuk tërhiqet në qëndrimin e tij ndaj Greqisë, pavarësisht ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.
Advertisements
Së fundmi, duke folur në ceremoninë e diplomimit të ushtarakëve të rinj, Erdogan është shprehur se Turqia është gati të sfidojë armiqtë në çdo terren, në tokë, ajër dhe në det.
“A e pranojnë grekët atë që do t’u ndodhë atyre për shkak të udhëheqësve të tyre të paaftë dhe ambiciozë? Ne i sfidojmë armiqtë tanë në tokë, det dhe në ajër”.
Advertisements
Pa përmendur nuk la as Francën, një nga shtetet më aleate të Greqisë.
“A e di qytetari francez që do të paguajë për shkak të udhëheqësve të tij të paaftë dhe ambiciozë? Janë shtuar kërcënimet kundër të drejtave dhe interesave tona në rajonin e Mesdheut dhe Egjeut. Unë besoj se me ndihmën e Zotit, nuk do të ketë asnjë pengesë në hapat e Turqisë. Pyetja është: A janë gati të bëjnë të njëjtat sakrifica ata që qëndrojnë përpara nesh në Mesdhe? Ata e kanë parë vendosmërinë tonë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave tona. Si në tavolinë, ashtu edhe në terren. Në tërë historinë e saj, Turqia nuk ka qenë kurrë një shtet agresiv, është një nga vendet e rralla si shtet jo-kolonial.
Turqia nuk ka qenë kurrë një vend që sulmonte vendet e tjera”, ka thënë ndër të tjera Presidenti Erdogan.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!