Zgjedhjet në Mal të Zi/ 24 mijë shqiptarë me të drejtë vote, deri më tani nuk është shënuar asnjë incident

Podgorica, Crna Gora - 30. august 2020: U Crnoj Gori su jutros u sedam sati otvorena biračka mjesta za parlamentarne i lokalne izbore u Budvi, Kotoru, Tivtu, Andrijevici i Gusinju. Građani će glasati od sedam do 20 sati, a glasačko pravo u Crnoj Gori ima 540.026 građana. Prema podacima Državne izborne komisije (DIK), u Crnoj Gori ima 1.217 biračkih mjesta. Na fotografiji: Otvaranje biračkog mjesta u Podgorici ( Miloš Vujović - Anadolu Agency )

24 mijë shqiptarë me të drejtë vote në Mal të Zi. Procesi i votimit do të vijojë deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme.
Mal të Zi- Procesi i votimit po vijon normalisht në Mal të Zi dhe deri më tani nuk raportohet për asnjë incident. Sipas të dhënave, në këtë shtet kanë të drejtë vote 24 mijë shqiptarë dhe 7 qendra votimi janë vetëm në Tuz. Shqiptarët këtë herë kanë mundësi të votojnë për partitë shqiptare.

Advertisements

Që prej orës 07:00 të mëngjesit qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit, proces që do të zgjasë deri në orën 20:00 të ditës së sotme. Në total kanë të drejtë vote 540.026 qytetarë, të cilët do të zgjedhin parlamentin e ri. Në këto zgjedhje parlamentare marrin pjesë 11 lista zgjedhore, prej të cilave gjashtë koalicione dhe pesë parti politike.

Pjesë e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione, ndërsa partia e Gjukanoviç kërkon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në pushtet.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRriten rastet me koronavirus në Evropë, Italia më mirë se të tjerët
Artikulli tjetërRindërtimi i shkollave pas tërmetit, Boçi: Rama gënjeu shqiptarët, qindra nxënës në Rrogozhinë pa shkollë, qeveria s’e ka prioritet arsimin