Çmenduri koronavirusi/ Pacientët kafshojnë mjekët dhe tentojnë të ikin nga spitali italian

Mbrëmjen e së shtunës, një ndodhi e pazakontë u regjistrua në një spital në Romë, që përfshiu 3 emigrantë të infektuar me koronavirus, të cilët ishin nën trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Advertisements

Emigrantët në fjalë, që ndodheshin prej disa ditësh të shtruar në spitalin ushtarak të Cielo-s, nuk donin të qëndronin më të shtruar dhe refuzimi i mjekëve precipitoi në dhunë.

Ata qëlluan me grushte dhe kafshuan mjekët dhe infermierët që u përpoqën t’i ndalonin për t’u bërë rrezik për njerëzit e tjerë, deri në mbërritjen e policisë, e cila i arrestoi.

Advertisements

Për këtë incident të rëndë reagoi dhe opozita italiane, e cila e quajti qeverinë Conte të paaftë për të siguruar jetën e qytetarëve të saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPo transportonte një familje nga Afganistani/ 200 euro personi, arre.stohet një 52-vjeçar në aksin Librazhd-Elbasan
Artikulli tjetërMallakastër, i vë fla.kën zonës duke vjed.hur/ Merrte energji elektrike nga një pus nafte, shkëndija djeg ullinjtë