Plotësimi i kuotës në Kapshticë, Policia Kufitare: Nuk ka më kalime, mos u nisni drejt kësaj pike

Advertisements

Pas situatës së krijuar në Kapshticë ku pala greke ka pezulluar punën në kufij, ka reaguar Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Ata njoftojnë se kuota prej 300 kalimesh është plotësuar ndaj nuk do të lejohen më kalimet gjatë ditës së sotme.

Advertisements

Ndërkohë Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve që të mos nisen drejt kësaj pike për ditën e sotme pasi kështu do të krijohet një ngërç i madh.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak30 milion Euro filmin e ri të Holly.wood it për familjen Haklaj, ky është aktori që do luaj rolin e Fatmirit
Artikulli tjetërMoti i keq ‘mbër then’ Italinë, rrëzohen pemët, shka tërrohen makina e çati banesash