“Jam francez”/ Me shpejtësi rrufe për t’i shpëtuar forcave të rendit, shqiptari ndalon vetëm kur… (Emri)

Një shofer i rrezikshëm arriti shpejtësi prej më shumë se 170 km në orë në një ndjekje “të tmerrshme” nëpër tre fshatra të South Yorkshire.

Advertisements

Shqiptari Haxhi Hoxha qarkullonte me shpejtësi të lartë me një Audi gri në Rrugën Sprotborough, Doncaster, në orët e para të 1 gushtit, kur u vu re nga policia.

Kur një oficer policie i kërkoi të ndalonte, shqiptari i dha gaz, duke u ndjekur nëpër rrugët rurale.

Advertisements

Pas ndalimit, ai i dha një emër francez policisë.

“Ai e ndërroi mendjen kur oficeri e paralajmëroi që ai kishte një Taser. Ai i dha një emër francez policisë dhe një përkthyes francez u thirr në stacion”, tha prokurori Katy Varlow.

U deshën disa orë, dëgjoi gjykata, para se të zbulohej identiteti i tij i vërtetë. Ai dha një intervistë pa komente.

Dominic Thomas, tha se Hoxha, shqiptar, nuk ka dënime të mëparshme.

“Ishte një përpjekje marrëzie për të shmangur arrestimin në emrin e tij të duhur”, tha ai. “Asnjë përdorues tjetër i rrugës duket se nuk është vënë në rrezik. Arsyeja është mungesa e letrave për drejtimin e makinës.

Hoxa, 30 vjeç, pa vendbanim fiks, u deklarua fajtor për qarkullimin të rrezikshëm, drejtimin e automjetit pa patentë dhe pengimin e një oficeri policie.

Të premten, gjykatësi Peter Hampton tha se pamjet e kamerave të sigurisë janë “pamje të tmerrshme”.

“Nëse një punëtor turni do të kishte përfunduar vonë ose duke filluar më herët, pasojat mund të ishin katastrofike,” i tha ai të pandehurit, citojnë mediat britanike.

Ai e dënoi Hoxhën me 12 muaj burg dhe e ndaloi atë të voziste për dy vjet e gjysmë.

/Panorama/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA mund të mbroheni nga virusi përmes ftohjes së zakonshme? Shkencëtarëve u jepet shuma marramendese
Artikulli tjetërTra gjike/ Aksidenti me motorr i merr jetën 18 vjeçarit shqiptar në Itali (EMRI)