Policia e kap duke organizuar dasmë, pronari nuk i bindet urdhrit, përveç gjobës procedohet edhe penalisht

Policia e Tiranës ndëshkon me masë 1.000.000 gjobë dhe procedon penalisht pronarin e një lokali në Tiranë për mosbindje ndaj urdhrit të policisë. Pronari kishte organizuar dasmë në lokalin e tij.

Advertisements

TIRANË- Policia e Tiranës ka dëshkuar me masë 1.000.000 gjobë pronarin e një lokali në Tiranë, personin me iniciale K.F. Pronari është gjobitur pasi nuk ka organizuar dasmë në lokalin e tij. Ndërkohë ai është proceduar edhe penalisht, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për këtë shkelje.

Njoftimi i Policisë:

Advertisements

Policia e Tiranës ndëshkon me masë 1.000.000 gjobë dhe procedon penalisht pronarin e një lokali për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në subjektin e tij në kundërshtim me Aktin Normativ.

Sherbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Nr.4, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një restorant në të cilin ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shtetasit K.F., në momentin e konstatimit i është komunikuar të ndërpresë aktivitetin por nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë duke vijuar të ushtronte aktivitetin.

Në përfundim të veprimeve shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit shtetasit K.F., masë administrative prej 1.000.000 lekë si dhe e kanë proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhërit të policisë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKthimi në shkollë! Në këtë situatë pandemie këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë
Artikulli tjetërBanorët në ala.rm/ Zj.arri përfshin parcelat e fshatit Karpën të Kavajës, afrohet pranë banesave, tre zjarrfikëse në vendngjarje