Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë për prindërit, mësuesit dhe nxënësit.
Advertisements
E ndërsa bota ka ndryshuar të gjithë procesin e zhvillimit të aktiviteteve, përsëri emocionet e fillimit të shkollës do të jenë të njëjta.
Tashmë është bërë një periudhë e gjatë kohore që prej mbylljes së shkollave në muajin mars dhe e mirëkuptojmë faktin se prindërit mund të kenë harruar pak rutinën e përcjelljes së fëmijës tyre në mëngjes.
Advertisements
Fatmirësisht për ju prindër kemi menduar disa këshilla për tja u bërë punën më të lehtë.
1. Merrni kohë për të folur
Gjëja e parë që duhet të bëni me fëmijën tuaj në kë të periudhë pandemie është të flisni. Flisni dhe këshillojeni për mënyrën se si duhet të kujdeset për higjenën personale. Shpjegojani dhe njëherë të gjitha rregullat anti covid.
Gjithashtu është mirë që fëmija juaj të ketë pak frikë pasi kështu ai do të jetë më i kujdesshëm.
2. Bëni gati kutinë e drekës
Më siguri ka muaj që nuk keni bërë një drekë për shkollë, kështu këtu keni disa ide se çfarë mund të përfshini në menunë e fëmijës tuaj.
Një drekë ushqyese është thelbësore për fëmijët. Ju mund të bëni një vakt të shëndetshëm pa shpenzuar shumë para.
Pse të mos provoni të mbushni një Pit Pitta me djathë krem, proshutë, marule dhe domatë. Fëmija juaj do të kënaqet dhe do të ushqehet shëndetshëm.
Sallatat janë një alternativë e shkëlyqer. Eksperimentoni me to dhe vendosni shumë perime
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!