Hapja e shkollave/ Çfarë ndodh nëse identifikohet një rast me koronavirus në shkollë

U është dashur kohë e gjatë ekspertëve të shëndetësisë dhe arsimit të japin “PO”-në për hapjen e shkollave, me frikën e kthimit të tyre në vatra virusi.

Advertisements

Modelet e vendeve të tjera dhe studimet jo të pakta që nuk i shikojnë si rrezikshmëri kryesore fëmijët, kanë ndihmuar në marrjen e vendimit pro kthimit të nxënësve në banka.

Komiteti i COVID ka përcaktuar masat kryesore, ndërsa detajet specifike mbi orën e mësimit, kohëzgjatjen, ndarjen e nxënësve në klasa, turnet e shumë pikëpyetje të tjera që kanë sot prindërit, do të përcaktohen në një tjetër udhëzim të Ministrisë Arsimit.

Advertisements

Ajo që i mundon më shumë sot ata, është çfarë ndodh nëse një mësues apo shok klase rezulton me Covid?!

Ai largohet menjëherë nga shkolla për t’u adresuar në njësinë e kujdesit shëndetësor përkatës. Kjo ndodh pas një problemi të beftë shëndetësor, që mund të jetë një rritje temperature apo edhe nëse një nga prindërit është i infektuar apo thjesht ka pasur kontakt me një të sëmurë.

E njëjta gjë vlen edhe për mësuesit. Kjo është përgjegjësi e drejtuesve të shkollave, të cilët, në kushte pandemie, përveç punës së tyre, duhet të njohin dhe lexojnë mirë protokollin e riskut, të miratuar nga autoritetet shëndetësore. Megjithëse nuk specifikohet risku i moderuar i infektimit në shkollë, që ajo të kthehet në vatër virusi në udhëzimin e hartuar nga ISHP-ja, Ministria e Arsimit nuk e përjashton një gjë të tillë.

“Ne do t’i hapim shkollat për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, por sipas specifikave që kanë shkollat individuale dhe gjithmonë duke i kombinuar me mësimin që mund të zhvillohet në kushte shtëpie, në rastet kur duhet të mbyllet një shkollë për shkak sigurie apo një grup shkollash në rast se duhet ta bëjmë një gjë të tillë”, ka deklaruar Besa Shahini afro një javë më parë, kur u dha vendimi për çeljen e tyre. Kështu, në rastin më të keq të mundshëm, Ministria e Arsimit e ka një plan B. Mësues të shumtë kanë punuar përgjatë gjithë verës për të xhiruar mësimet në “RTSH Shkolla”.

Mësimi përmes TV, bashkë me mësimin online pranuar si i vështirë dhe jogjithëpërfshirës, mbeten opsioni B. Shkollat do të hapen më 14 shtator, duke kombinuar mësimin në klasa me atë në kushte shtëpie.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShkencëtari britanik befason me deklaratën : Koronavirusi ka origjinë jashtëtokësore, erdhi nga një meteor që goditi Kinën!
Artikulli tjetër“Pse më flet”, si u përles.hen fqinjët mes tyre. Njëri përfundoi në re animacion