Flori Mumajesi reflekton në 38-vjetorin e tij: Më kanë shkelur çdo ditë të jetës

Kantautori i njohur shqiptar, Flori Mumajesi ka pasur dje ditëlindjen. Mbushi plot 38-vjeç.

Advertisements

E ndërsa urimet për Florin s’kishin të sosur nga kolegët dhe miqtë e tij, duket se heshtja e tij s’paska qenë pa qëllim.

Të gjithë fansat ishin kureshtar sesi kantautori po e festonte ditëlindjen por ai ka vendosur të qëndrojë larg festës dhe larg ‘kostove’ që i janë kanosur më parë në të tilla raste.

Advertisements

Mesa duket, reflektimi i gjithë viteve më parë ka bërë që Flori të shohë më qartë të gjithë ata që e lumturojnë një ditë në vit duke e shkelur gjithë ditët e tjera të vitit.

“Nuk ka pasur kurrë pritshmëri të mëdha për urime apo surpriza për ditëlindjen time! Kurrë…por ja që vit pas viti janë munduar të më lumturojnë për ditëlindje e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës, janë munduar të më surprizojnë për ditëlindje duke më faturuar kosto të mëdha për atë ditë në kurrizin tim çdo ditë të jetës”, shkruan Flori.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksidentohet një 11-vjeçar, niset me urgjencë drejt Tiranës, policia jep detajet
Artikulli tjetërKoronavirusi i mori jetën, Presidenti Meta mesazh për ish-kryebashkiakun