‘Tërbohet moti/ Koha e keqe godet Italinë, breshëri e stuhia shkatërrojnë gjithçka (FOTO)

Rajoni i Venetos në Itali është godi tur nga një stuhi e frikshme, që ka shkaktuar dëme të mëdha sidomos në provincën e Veronas, Vicenza e Padova.

Advertisements

Moti i keq ka prekur rajonin prej pasdites së djeshme, ku zona më e goditur është Verona, me përmby tje të rrugëve, makina që notojnë në ujë dhe pemë të rrëzuara në tokë.

Zona të ndryshme të qytetit janë dëmtuar, duke nisur nga qendra historike deri në Veronetta, një zonë që është goditur vazhdimisht nga stuhitë edhe javët e fundit.

Advertisements

Stuhia është shoqëruar dhe me breshër kokërr madh, siç shihet në foto, që ka mbuluar rrugët me një mantel të bardhë, ndërsa rrugë të tjera uji ka kaluar mbi një metër e gjysmë.

Zjarrifikësit raportojnë për mbi 500 pemë të rrëzuara. “Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz dhe kjo mund të jetë një mrekulli”, thonë zjarrfikësit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGreqia nxjerr anijet luf tarke në det dhe kërc ënon Turqinë
Artikulli tjetërVak sina kundër koronavirusit, vjen lajmi i madh nga Italia