Në Korçë nis Koko Fest/ Tre skena teatrore në qytet për të pritur trupat e ndryshme

Në Korçë, Festivali i Komedisë këtë vit do të organizohet ndryshe.

Advertisements

Në këtë edicion të shtatë të KoKo Fest të gjitha shfaqjet do të organizohen në ambiente të hapura në zona të ndryshme të qytetit. Oborri i Muzeut Kombëtar të Arsimit, Hani i Pazarit dhe Parku Rinia do të kthehen në 3 skena teatrore për trupat që do të vijnë nga Tirana, Shkodra, Durrësi, Korça dhe Tetova.

Në ambiente të hapura dhe të distancuar nga njëri- tjetri artdashësit do të kenë mundësi të shijojnë shfaqjet plot humor për disa ditë radhazi, ndërsa kjo do të jetë një eksperiencë ndryshe për ta dhe artistët.

Advertisements

Festivali i Komedisë në Korçë do të nisë në 8 shtator, ndërsa për shkak të numrit të kushtëzuar të publikut secila shfaqje do të luhet për disa ditë me radhë për të krijuar mundësinë që të gjithë të shijojnë humorin e Koko Fest.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakREALITETI shqiptar/ Dy fytyrat e Dhërmiut! Luks në rrjete sociale, por plazhi është mbuluar nga plehrat (FOTOT)
Artikulli tjetërFëmijët janë shp ërndarës të heshtur të COVID-19