I riu bën dush tek shatërvani në sheshin ‘Skënderbej’, fshihet me peshqir dhe me pas…(Video)

Të gjithë kemi parë fëmijë që lahen në shatërvanet tek sheshi “Skënderbej”. Por është paksa më e pazakontë të shohim të rritur që bëjnë dush për shtatë palë qejfe në mes të sheshit.

Advertisements

Në një video të publikuar nga Ora News shihet një djalë që lan pantallonat e shkurtra dhe më pas lahet edhe vetë e në fund hedh një peshqir shpatullave.

Videoja është marrë mëngjesin e sotëm ndërsa i riu nuk duket se shqetësohet nga shikimet e kalimtarëve por përfundon deri në fund “dushin”.

Advertisements

Qytetarë e pranishëm treguan se djali fillimisht i bëri një dush vetes, më tej lau pantallonat. I shtrydhi dhe i veshi. Vuri dhe maskën, u fshi me peshqir dhe vijoi rrugën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjendet vogëlushi 2-vjeçar që mbijetoi i vetëm gjithë natën në pyll! Ky është Astriti, heroi që i shpëtoi jetën
Artikulli tjetërMbajtja e maskës në këtë mënyrë, njësoj si të mos e mbani fare. Çfarë zbuloi studimi i fundit