Pas vaksinës kundër COVID-19, Greqia jep lajmin e mire për nxënësit dhe mësuesit nga 7 shtatori

Qeveria greke ka njoftuar se me rihapjen e shkollave më 7 shtator të këtij vitit, maskat do të shpërndahen falas si për nxënësit edhe për mësuesit. Lajmi është bërë me dije Ministri Takis Theodorikakos, teksa ka folur radion “Thema”, i cili ka deklaruar se tre maska ​​do të ofrohen falas për secilin prej 1.350,000 studentëve dhe 130,000 mësuesve që janë pjesë e sistemit arsimor të Greqisë.

Advertisements

Ndërsa më herët përmes një postimi në rrjetin sociale Twitter, ai ka thënë se qeveria greke do të ofrojë 5.2 milion euro për të gjitha komunat në Greqi, në mënyrë që maskat të përdoren nga të gjithë qytetarët pa paguar për to.

“Me një grant të veçantë të jashtëzakonshëm , prej 5, 2 milion eurosh për të gjitha komunat, ne furnizojmë të gjithë studentët dhe të gjithë mësuesit me maska. Ne kemi vënë në praktikë vullnetin e qartë politik të kryeministrit grek për të mbrojtur shëndetin.”- ka thënë ai.

Advertisements

Kujtojmë se një ditë më parë vet kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dha lajmin e mirë se vaksina kundër koronavirusit do të shpërdahet falas për të gjithë qytetarët, menjëherë sapo shteti të ketë në dispozicion një vaksinë efektive dhe të sigurt.

Greqia është god itur rëndë nga pandemia e koronavirusit që prej kohës kur shpërtheu në mars, ndërsa deri më tani në të gjithë territorin grek janë shënuar në total 238 vik tima dhe 8.138 të infektuar prej të cilëve aktualisht janë aktivë 4.096, ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar 3.804 prej tyre.

Burimi: newsbeast.gr

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ishte një tm err”, kthehet në shtëpi pas 110 ditësh i shtruar në spital. 65 vjeçari ka një mesazh për ata që mendojnë se s’ka virus
Artikulli tjetër“Je kaq e bukur. Hajde pimë një kafe…” Policia i ben gjë mën burrit të martuar fiksimin për 19-vjeçaren në Tiranë