Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët ne lidhje me dokumentet biometrike

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka njoftuar se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik 2020. Ambasada sqaron për emigrantët se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00.

Advertisements

NJOFTIMI I AMBASADËS
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020.
Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës.
Ambasada thekson se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00 “Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]

1. EMËR MBIEMËR
2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
3. KODIN POSTAR
4. NUMRIN E CELULARIT
5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT
Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Pse më je mërzitur të keqen Dori jot?”, Rama homazh për Teodor Kekon. Kujton takimin e parë dhe të fundit me të
Artikulli tjetër“Ka tre muaj që më ka humbur djali, Rama s’bën asgjë”/ Me lot në sy, babai i 18-vjeçarit kërkon ndihmë nga shteti