Lëviznin pa maskë/ Shqiptari dhe dy gratë në Kosovë përl eshen me Policinë(Video)

Policia e Kosovës gjatë natës ka arre stuar 2 gra dhe një burrë nga Shqipëria. Mësohet se personat janë arre stuar në Fushë-Kosovë, pasi nuk kanë respektuar masat anti-covid. Gjatë arre timit, siç shihet edhe në videon e mëposhtme burri pa maskë ka bërë rezistencë ndaj policisë. Në këtë moment ka nisur edhe një përl eshje, ku kanë marrë pjesë edhe gratë. Tre personat nga Shqipëria janë shoqëruar për në komisariat dhe njëkohësisht kanë marrë edhe trajtim mjekësor. Të lënduar kanë ngelur edhe 2 punonjës policie.

Advertisements

“Sonte, më 20.08.2020, rreth orës 22:45, një patrullë policore derisa ka qenë duke patrulluar në rrugën ‘Dardania’ në F.Kosovë, në zbatim të masave për parandalim të përhapjes së pandemisë, ka ndaluar një qytetar i cili nuk ishte duke zbatuar vendimet e institucioneve shtetërore për parandalim të përhapjes së pandemisë. I njëjti ka qenë pa maskë dhe ka refuzuar, penguar dhe ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Në rast kanë ndërhyrë edhe dy femra. Policia ka shoqëruar në stacion policor tre persona (një mashkull e dy femra, shtetas të Shqipërisë). Dy zyrtarët policorë dhe tre personat e tjerë, kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar edhe në këto çaste në polici”,thuhet nga policia e Kosovës.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak36-vjeçarja u nda nga jeta në mënyrë të papritur në spitalin Durrësit, flasin mjekët
Artikulli tjetërPronarët e lokaleve në Krujë dhe Durrës nuk “zënë mend”, kapen duke bërë dasma