E çuditshme! Shteti ku punëdhënësit kërkojnë të drejtën të pushojnë punonjësit nëse refuzojnë vaksinën për Covid-19

Bizneset e vogla po bëjnë presion në shtet dhe po kërkojnë të drejtën për të pushuar nga puna punonjësit që refuzojnë të bëjnë një vaksinë për COVID-19. Normalisht flitet për momentin kur vaksina do jetë nxjerrë në treg dhe bëhet fjalë për Australinë.

Advertisements

Kryeministri Scott Morrison këtë javë njoftoi se qeveria kishte nënshkruar një memorandum me kompaninë farmaceutike AstraZeneca Australia për të siguruar kandidatin premtues për vaksinat e Universitetit Oxford.

Qeveria shpreson që vaksina e koronavirusit të arrijë në Australi deri në fillim të vitit të ardhshëm dhe dëshiron që 95 përqind e njerëzve ta bëjnë atë.

Advertisements

Morrison tha se vaksina do ishte mirë të ishte me detyrim por se një gjë e tillë nuk është e lehtë për tu arritur.

Këshilli i Organizatave të Bizneseve të Vogla që prej atëherë ka propozuar ndryshime në ligj që do t’u japin punëdhënësve fuqinë për të pushuar nga puna punëtorët që refuzojnë vaksinimin.

Nëse një prej punonjësve të stafit tim thotë, jo s’e bëj vaksinën, atëherë do më duhte t’i them, më vjen keq por je rrezik për biznesin tim.
Kështu tha CEO i Këshillit, Peter Strong, për 7 News.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjë ‘BO MBË’ e vërtetë, kaq s*ksi kishim kohë pa e parë Kejvinën
Artikulli tjetërPërpl asen tre automjete, mbeten të plagosura 6 vajza