Jemi një vit para zgjedhjeve të përgjithshme por kjo nuk e pengon Elisa Spiropalin të shpallë fitoren e PS.
Advertisements
Ministrja e cila me ç’duket ka marrë në dorë ‘frerët’ e Tiranës, ka shpallur fitoren e së majtës për një mandat të tretë me kryeministër Ramën.
“Në KAMËZ vuloset fitorja historike e QarkutTiranë për mandatin e tretë të Partisë Socialiste me Kryeministër Edi Ramën.
Advertisements
Kamza është dëshmi e gjallë se si qeverisim ne në krahasim me kundërshtarët. Për ta, Kamza ishte një geto-bastion. Për ne është një qytet me të ardhme.
Bashkë me Rakipin dhe Eljon, vizituam një pjesë të vogël të investimeve të mëdha në Kamëz”, shkruan Spiropali teksa liston edhe investimet.
“Rikualifikim urban i bllokut në qendër të Kamzës si dhe kantierët e #Rindërtimit të shkollës ‘Halit Coka’ në Bathore dhe kopshtit ‘Lidhja e Prizrenit’ në Paskuqan janë vetëm disa nga punët moderne dhe transformuese që po përvijojnë në këtë zonë.
Në total janë plot 20 shkolla dhe kopshte të cilat do t’i shtohen infrastrukturë cilësore arsimore dhe do të mirëpresin me qindra fëmijë e nxënës të Kamzës.
Për Kamzën qeveria dhe bashkia po investojnë më shumë seç është investuar në 30 vite. Të bindur se të rinjtë dhe fëmijët e Kamzës meritojnë një të ardhme më të mirë, ngritur edhe mbi sakrificën e prindërve të tyre”, përfundon ministrja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!