A po përsëritet historia?! Tron dites STUDIMI: Ja çfarë ndodhi me nxënësit që shkuan në shkollë gjatë pandemisë së vitit 1918

Pandemia e Covid-19 ka të detyruar të gjithë botën që të përballet me të papriturën duke qenë se konavirusi detyroi që mënyra e jetësës sonë të ndryshojë. Kështu me vendime të vështira janë përballur edhe krërët e shteteve, dhe një prej tyre është edhe hapja ose jo e shkollave.

Advertisements

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që drejtuesit shtetërorë po ballafaqohen me dilemën nëse duhet të hapen shkollat ose jo gjatë periudhës së pandemive. Mesa duket historia po përsëritet, pasi një studim i fundit i realizuar nga prestigjozja britanike CNN e njëjta gjë ka ndodhur edhe në vitin 1918.

Kështu sipas studimit gjatë pandemisë së gripit të vitit 1918, edhe pse bota ishte një vend shumë më ndryshe, diskutimet ishin po aq të ndezura.

Advertisements

Kjo pandemi vr au rreth pesë milionë njerëz në të gjithë botën, përfshirë 675 mijë amerikanë. Gjersa shumica e qyteteve mbyllën shkollat e tyre, tre vendosën t’i mbajnë të hapura, Neë Yorku, Chicago dhe Neë Haven.

Vendimet e zyrtarëve shëndetësorë në ato qytete bazoheshin kryesisht në hipotezën e zyrtarëve të shëndetit publik se studentët ishin më të sigurt në shkollë, transmeton Telegrafi.

New Yorku kishte pothuajse një milion fëmijë shkollorë në vitin 1918 gjersa rreth 75 për qind prej tyre jetuan në banesa, të mbipopulluara, shpesh jo-sanitare, sipas një artikulli të vitit 2010 të Raportit të Shëndetit Publik të revistave zyrtare – “US Surgeon General” dhe “US Public Health Service”.

“Për studentët nga rrethinat e qytetit njujorkez, shkolla ofroi një mjedis të pastër, të ajrosur mirë, ku mësuesit, infermierët dhe mjekët tashmë praktikuan inspektime mjekësore të plota”,- thuhet në artikull.

Studentët nuk u lejuan të mblidheshin jashtë shkollës dhe në rast se ndodhte një gjë e tillë, duhej të raportoheshin menjëherë te mësuesi i tyre, sipas Markel Copelandit.

Mësuesit kontrolluan studentët për çdo shenjë të gripit gjersa studentët që kishin simptoma izoloheshin.

Nëse studentët kishin ethe, dikush nga departamenti i shëndetësisë do t’i dërgonte në shtëpi gjersa zyrtari i shëndetësisë do të gjykonte nëse ka kushte të përshtatshme për “vetizolim dhe kujdes”, sipas Raporteve të Shëndetit Publik. Nëse jo, ata dërgoheshin në një spital.

Argumenti në Chicago për t’i lënë hapur shkollat për 500 mijë nxënës ishte i njëjtë: mbajtja e shkollave të hapura do t’i mbante fëmijët larg rrugëve dhe të rriturve të infektuar.

Nëse distanca sociale do të ishte e dobishme, atëherë do të luftohej më mirë pandemia pasi që mungesa në shkolla u rrit gjatë pandemisë, ku një zyrtar i shëndetit publik të Chicagos e quante edhe “fluphobia” midis prindërve. Pjesë e strategjisë së Chicagos ishte të sigurohej qarkullimi i ajrit të pastër në shkolla.

Dhomat e shkollës mbinxeheshin gjatë dimrit në mënyrë që dritaret të mund të hapeshin në çdo kohë, sipas një letre të vitit 1918 nga Departamenti i Shëndetit i Chicagos.

Studimi arriti në përfundimin se një analizë e të dhënave tregonte se “vendimi për hapjen e shkollave të këtij qyteti gjatë epidemisë së fundit të gripit ishte justifikuar.

New Yorku “nuk bëri më të keqen, por nuk bëri as më të mirën”, tha Markel, duke shtuar se Chicago ishte pak më e mirë. Hulumtimet treguan se qytetet që zbatuan karantimin dhe izolimin, mbylljet e shkollave dhe ndalimet e tubimeve publike treguan se kaluan më mirë.

Ekspertët e shëndetit publik, përfshirë Markelin, shprehen se COVID-19 nuk është grip, i cili ishte një sëmundje e njohur në vitin 1918. Akoma ka shumë për të mësuar rreth coronavirusit të ri dhe sëmundjes që shkakton, COVID-19.

Marrë nga: CNN

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMë s*ksi se kurrë, Tuna pozon me bi kini(Foto)
Artikulli tjetër“Parajsës iu shtua një engjëll i parakohshëm”, e ëma e 29-vjeçarit perlot me dedikimin per djalin e saj që u hodh nga Sanatoriumi