I dinit? 8 metoda fantastike si mund ta përdorni kafen në shtëpi

Të gjithë ata që e duan kafen mund të jenë më pak të rrezikuar ndaj kancerit apo sëmundjeve të zemrës, si dhe kanë më pak mundësi që të vuajnë nga depresioni. Por ka edhe më shumë fuqi të fshehura tek kafja, përveç përfitimeve shëndetësore, energjisë dhe shijes së mirë. Besoni apo jo, kafeja është gjithashtu shumë e dobishme për mirëmbajtjen e shtëpisë.

Advertisements

Sipas “Bright Side”, ekzistojnë disa mënyra se si mund ta përdorni kafen kur bëhet fjalë për shtëpinë.

Largon insektet.
Ju mund të përdorni kokrra kafeje për të shpëtuar nga mushkonjat, mizat e tokës, grerëzat dhe insekte të tjerë. Thjesht vendosni një filxhan me kafe në zonën problematike.

Advertisements

Bën që lulet e prera ta ruajnë freskinë për më gjatë.
Nëse dëshironi t’i mbani lulet të freskëta për më gjatë, mund të provoni të derdhni kafe të holluar në ujin e luleve. Kjo i nxit bimët për shkak të azotit, magnezit dhe kaliumit që përmban kafja. Por mos e hidhni kafen të paholluar, sepse mund të përmbajë shumë acid.

Zbut mishin.
Acidi në kafe mund të ndihmojë në zbutjen e mishit, dhe madje mund të theksojë aromën e tij. Thjesht hidhni disa kokrra kafeje mbi mish 2 orë para se ta gatuani.

Pastroni tapetin nga aromat e kafshëve shtëpiake.
Spërkatni kafe në zonën ku tapeti ka një njollë. Lëreni ashtu gjatë gjithë natës. Nëse nuk ka një zonë të caktuar me njollë por keni një fshesë me korrent të fortë, thjesht spërkatni kafe përreth dhe ta zbrazni atë në mëngjes, siç tregohet në foton më lart.

Pastron lehtë enë dhe tiganë.
Thjesht vendosni pluhur kafeje në sfungjer dhe lani enët si zakonisht. Sigurohuni që ta lani mirë.

Përdorni për të pastruar oxhakun.
Pastrimi i oxhakut mund të jetë i lodhshëm, pasi hiri mund të formojë një re tymi. Por kafja mund ta parandalojë këtë. Ajo ka aftësinë që ta ulë hirin poshtë, kështu që ju lehtë mund të fshini gjithçka pa teshtitur dhe kollitur.

Spërkatni kafe në akull.
Nëse jetoni në një vend ku dimri është shumë i ftohtë dhe bie shumë borë, është koha të merrni sasi të shumta kafeje për dimër! Është një zëvendësim i shkëlqyeshëm i kripës, pasi ajo është më ekologjike dhe mbron mjedisin. Për shkak të qëndrueshmërisë, kafja ul probabilitetin që ju të rrëshqisni.

Largon aromat e këqija.
Kafeja ka azot, i cili ndihmon në largimin e aromave të këqija. Ju mund të fusni kafe në çorape apo në një shami dhe më pas ta vendosni atë tek këpucët, sirtarët apo çantat e palestrës. Ju gjithashtu mund të vendosni një filxhan me pak kafe në frigoriferin tuaj për të thithur aromat e këqija që ushqimet e prishura lëshojnë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kujdes nga ‘Bëmat e Herkulit’”, epidemiologu Ilir Alimehmeti jep lajmin e mirë për vaksinën kundër COVID-19
Artikulli tjetërMjalti ka efekt shërues 36% më të lartë sesa ilaçet për kollën, ja si ndikon tek ftohja