Epidemiologu Ilir Alimehmeti sikurse e ka bërë zakon prej disa ditësh ka dhënë sërish lajme të mira për miqtë e tij. Alimehmeti përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se nga 202 vaksina kandidate, 6 prej tyre janë në fazat ,më të përparuara.
Advertisements
Ndërsa përt vaksinë ruse, Alimehmeti shkruan se vërtetë ajo mund të jetë efektive dhe nesër mund të përdoret gjerësisht, është tepër e nevojshme që të kalojë paraprakisht të gjitha fazat shkencore dhe të mos behën deklarime publike me shembuj familjarësh për arritje të mbinatyrshme, të tipit të “Bëmave të Herkulit”!
Postimi i plotë:
Advertisements
Përditësime/lajme te mira mbi vaksinat anti-SARS-CoV-2!
KUJDES ME “BEMAT E HERKULIT”
Aktualisht ne bote jane duke u testuar 202 kandidate vaksinash kunder virusit te COVID-19.
Nga 202 vaksina kandidate, 6 prej tyre (3%) jane ne fazat me te perparuara (faza e trete klinike):
Universiteti i Oxford/AstraZeneca (III)
Faza e III-te ka filluar ne fund te Qershorit 2020.
AZD 1222 (non-replicating viral vector)
Sinovac/Instituti Butantan (III)
Faza e III-te ka filluar ne fund te Qershorit 2020.
Coronavac (virus i inaktivizuar)
Wuhan Institute/Sinopharm (III)
Faza e III-te ka filluar ne Korrik 2020.
(virus i inaktivizuar)
Beijing Institute/Sinopharm (III)
Faza e III-te ka filluar ne Korrik 2020.
Coronavac (virus i inaktivizuar)
Moderna (III)
Faza e III-te ka filluar ne fund te Korrikut 2020.
mRNA 1273 (ARN; LNP-encapsulated mRNA)
BioNTech/Fosun/Pfizer (II/III)
Faza e II/III-te ka filluar ne fund te Korrikut 2020.
BNT 162 (3 LNP-mARN)
Aktualisht jane ne studime klinike te fazes se dyte edhe 6 kandidate te tjera.
PO VAKSINA RUSE?
Gamaleya Research Institute
FAZA E PARE KA FILLUAR ME 17 QERSHOR 2020.
Gam-Covid-Vac LYO
Vaksina ruse eshte aprovuar me 11 Gusht 2020 per perdorim ne Rusi.
Megjithate sipas protokollit te studimit rus, faza e pare klinike filloi me 17 Qershor 2020 dhe do te studiohet efekti i sigurise per nje periudhe 180-ditore. (https://www.bmj.com/content/370/bmj.m3205)
Nga data 17 Qeshor deri me 11 Gusht, kalendari thote se kane kaluar vetem 56 dite
(vetem 31.1% e periudhes se vezhgimit per t’u siguruar qe vaksina nuk shkakton dem).
Edhe pse kjo vaksine ne te ardhmen ka mundesite e saja qe te rezultoje e sigurt dhe efektive, fazat klinike duhen kaluar te tera perpara se te behen deklarime publike me shembuj familjaresh per arritje te mbinatyrshme, te tipit te “Bemave te Herkulit”!
Shkenca ka hapat e saj dhe axhenda shkencore nuk ndjek ritmin e deshires dhe nxitjes politike dhe mediatike!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekesise, UMT
Te gjitha informacionet mbi studimet e mjekimeve anti-COVID-19 dhe te vaksinave anti-SARS-CoV-2 mund t’i gjeni ne platformen e Milken Institute:
https://covid-19tracker.milkeninstitute.org/
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!