Në mediat rozë është përfolur se këngëtarja shqiptare, Lindita Halimi, është ndarë nga bashkëshorti i saj amerikan, reperi Big D. Por duket se këto lajme nuk janë të vërteta dhe këtë gjë e ka treguar vetë Lindita.
Advertisements
Ajo ka parë lajmet dhe ka ironizuar fjalët që janë shkruar për të dhe bashkëshortin. Lindita është shprehur me ironi se tani pas “ndarjes” e vetmja gjë që i duhet është një burrë me letra.
“Lindita Halimi ndahet me burrin… Hajde more për hajër. Vetëm edhe 1 djalë mundësisht ‘me letra’ me gjet edhe rehat!”, ka shkruar këngëtarja.
Advertisements
Siç duket ajo e ka kaluar gjithë këtë situatë me sportivitet, sepse në të vërtetë gjithçka mes saj e bashkëshortit po shkon më së miri. Kujtojmë se Lindita dhe Big D janë prindër të një vajze të vogël të quajtur Kajmana.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!