‘Vaksinimi antigrip falas’/ Basha e propozoi që në korrik, ja çfare thone ekspertët e opozitës

Nje dite pasi ministrja e Shendetesise prezantoi strategjine per përballimin e pandemisë në vjeshtë dhe dimer, duke njoftuar edhe fushate vaksinimi falas per gripin e zakonshem, reagojne ekspertet e opozites.Basha

Advertisements

Sipas tyre, strategjia e e prezantuar dje nga Ministrja e Shëndetësisë, është një hap i vonuar dhe jo i plotë.

Ekspertë nga opozita sjellin në vëmendje se pikat kryesore të planit rë qeverisë janë kërkuar nga kreu i opozitës, Lulzim Basha që në 26 Korrik. 3 javë më parë, Basha kërkoi vaksinimin falas.

Advertisements

“Qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19.”- thekson lideri i opozitës që në 26 Korrik.

Qeveria akoma nuk e ka përmbushur plotësisht këtë pikë, por dekalroi dje se po shikonte mundësinë e rritjes së numrit të atyre që e përfitojnë falas.

Gjithashtu, ekspertët e opozitës, konsiderojnë se një pjesë e rëndësishme e strategjisë anticovid duhet të jetë rritja testimeve dhe gjurmimi i rasteve. Qeveria ka berë të dutur se do të dyfisojë kapacitetet në shtator, por nga pikëpamja e opozitës, edhe ky është një hap gjysmak dhe i vonuar, që ka çuar në përhapjen me shpejtësi të virusit dhe të rritjes së numrit të vdekjeve.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar muaj më parë, që plani për rihapjen dhe daljen nga karantina duhet të sigurojë bërjen e të paktën 2 mijë testimeve në ditë.

Aktualisht, numri i testimeve është 400-500 në ditë, shumë larg nga kërkesa e opozitës për testimin, gjurmimin dhe kurimin në kohë të sëmundjes së rrezikshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMb yti 10-vjeçarin në Kakavijë,merret vendimi për shoferin e ambulancës, ja deshmia e tij
Artikulli tjetërDonald Trump ‘flet’ me Zotin/ Mesazhi sa komik aq edhe i fortë: Ja ç’më tha