Përgjatë kohës së pandemisë, Bill Gates ka zënë faqet kryesore të mediave botërore me deklaratat e tij për koronavirusin, vaksinën dhe parashikimin e bërë.
Advertisements
Ai parashikoi ndodhinë e pandemisë në një video të vitit 2015, e cila u bë virale. Së fundmi, ai ka dhënë edhe datën e saktë për tejkalimin e krizës së pandemisë.
Sipas tij, të pasurit do e tejkalojnë virusin në fund të 2021-ës. Në anën tjetër, ai ka thënë se 2022-ta do jetë viti kur Covid-19 do marrë fund në të gjithë botën.
Advertisements
Sipas Universitetit Johns Hopkins, të dielën, numri i rasteve me COVID-19 në të gjithë botën ishte më shumë se 21 milion. SHBA ka më tepër se 5.3 milion raste e ndjekur nga Brazili, me 3.3 milion.
Disa statistika tregojnë se gjatë muajit gusht, në SHBA u testuan çdo ditë rreth 733,000 njerëz, më pak se muajin paraardhës kur ky numër ishte 750,000.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!