“Marshallah o bishë!” Gledi ish-futbollist, Seba kampion në “Taekwondo”/ Komentet në Facebook para vr asjes

Detaje të reja bëhen me dije nga ngjarja e rëndë dje në mbrëmje në Shkodër ku mbeti i v rarë Gledis Kraja. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë lokalit dhe picerisë në pronësi të dy vëllezërve Smakaj. Mbi të riun është shtë në mbi 14 herë me auto matik teksa qëndronte në një makinë tip “Ford”, që ia kishte marrë me qira një mikut të tij.

Advertisements

Kraja ka qenë futbollist tek ekipi i Vllaznisë në vitin 2013. Pasi hoqi dorë nga futbolli, punonte aktualisht në një kompani dezinfektimi.

Sebastian Smakaj ka qenë kampion kombëtar në “Tawkondo” për peshën 80 kilogramë, ai përshkruhet si djalë i mirë për ata e njihnin. Jeta e tij mori një kthesë të papritur kur i riu iu përkushtua Islamit, deklarojnë personat që e njohin.

Advertisements

Një prej komenteve për të:

Sebastiani ka qene sportist kampion djale i mirë… deri ne momentin kur filloi te shkonte ne xhami u radikalizua dhe sillej si Arab u zhyt falej 5her ne ditë dhe ndiqte rregullat e islamit radikal…

29-vjeçari, së bashku me të vëllain e tij pasi kanë kryer kr imin, janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi, një makinë tip ‘Peugeot’ ngjyrë gri. Ky i fundit rezulton të ketë qenë shok me vik timën.

Një gjë e tillë kuptohet edhe nga profilet e ‘Facebook’ të Krajës dhe Smakajt, të cilët jo vetëm që ishin miq, por edhe pëlqenin fotografitë e njëri-tjetrit apo komentonin. “BalkanWeb” ju sjell disa komente të shkëputura nga profilet e tyre, ku shihet se autori i dyshuar i vr asjes ka komentuar në fotografinë e Krajës dhe ky i fundit ja ka kthyer.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPo kurohej në Turqi pasi u infektua me Covid, ndërron jetë ish-kryebashkiaku i njohur
Artikulli tjetërBill Gates parashikon kur do marrë fund pandemia