Numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore ka ardhur në ulje gjatë dekadës së fundit, duke arritur në 227 jetë të humbura në vitin 2019 në krahasim me 378 në vitin 2009, por ato janë rritur vitet e fundit në raport me popullsinë banuese në vend, sipas INSTAT.
Advertisements
Në vitin 2019 humbën jetën në aksidentet rrugore 78.8 persona për 1 milion banorë, ndërsa në vitin 2018 ishin 74 fatalitete për 1 milionë banorë dhe më tej në vitin 2017 ishin 77 jetë të humbura për 1 mln banorë.
Kjo është një ndër shifrat më të larta të regjistruara në Europë. Në vlerë absolute, numri i vde kjeve nga aksidentet gjatë 2019-s në Shqipëri ishte 227.
Advertisements
Në fakt, vendet e rajonit kryesojnë renditjen për numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet në rrugë. Në vend të parë renditet Bosnjë dhe Hercegovina, ku sipas të dhënave statistikore në 2017-n kishte 157 vdekje për çdo 1 milion banorë. Ndjekur nga Mali i Zi, në vendin e dytë me 107.
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, rekordin për numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore, e ka shënuar Rumania dhe Bullgaria me përkatësisht 99.3 dhe 99 vdekje për 1 milion banorë atje, sipas Eurostat.
Aksidentet rrugore janë një ndër shkaktaret më të mëdhenj të vde kjeve në moshat e reja, ndaj disa projekte janë ndërmarrë vitet e fundit për uljen e tyre në vendin tonë. Një ndër ta është edhe evidentimi i pikave të zeza që ishin burimi më i madh i aksidenteve dhe përmirësimi i tyre.
Ministria e Infrastrukturës analizoi se gjatë vitit 2019 janë inspektuar 150 km nga rrjeti kombëtar i rrugëve Ndërkohë, në rrjetin sekondar janë kryer auditime jashtë për 600 km projekte të përmirësimit të sigurisë rrugore të Rajonit Verior, Qendror dhe Jug.
Projektet e financuara nga fondet e BE-së IPA, për reduktimin e aksidenteve japin rekomandime për përafrimin e legjislacionit të BE-së në lidhje me inspektimin teknik të automjeteve në rrugë.
Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se gjatë këtij viti projekti i përmirësimit të sigurisë rrugore do të zbatohet përmes përmirësimit të sigurisë në segmentet rrugore: Skuraj – Peshkopi; Përmeti -Çarshovë; Bajram Curri – Valbonë dhe Qafë Mali – Fierzë.
Një projekt i ri i cilësuar CONNECTA, po harton modelin e detajuar për përmirësimin e sigurisë në rrugë në segmentet rrugore: Shkodër – Koplik – 13.5 km; Fushë Krujë – Lezhë – 35.9. Monitor
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!