Koronavirusi i merr jetën një tjetër vajze të re në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga News 24, i cili raporton se ka ndërruar jetë sot te Spitali Infektiv një 33-vjeçare, e cila vuante dhe nga sindroma down.
Gjithashtu, gjatë paradites së sotme ka ndërruar jetë edhe një 60-vjeçar, i shtruar po në Infektiv.
Advertisements
Sipas News24, në orët e paradites së sotme kanë mbërritur te spitali Covid-1, 11 urgjenca mjekësore, mes të cilëve ka edhe mosha të reja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements