Këngëtarja e famshme përtej kufijve të Shqipërisë/ Eda Zari: Të kënduarit për mua është forma më e ëmbël e emrit “Liri”

Eda Zari, e njohur si këngëtare Jazz-i ka hyrë tashmë në kategorinë e shqiptarëve të famshëm përtej kufijve të Shqipërisë dhe Gjermanisë.
GJERMANI– Ajo ka realizuar gati dhjetë albume muzikore Klasik-Jasz, Pop-Soul dhe World Muzik duke fituar disa çmime shqiptare dhe ndërkombëtare.

Advertisements

Po kush është Eda Zari, e cila mban statusin e Ambasadores së Kulturës së Shqipërisë në Gjermani.

Ajo lindi më 21 nëntor 1971, në Tiranë, bijë e një oficeri (inxhinier për automjetet e blinduara dhe specialist tankesh dhe diagaçash) me prejardhje nga Familja e Dukëve dhe Gjinalve të Tiranës, dhe e një rrobaqepseje me origjinë nga Përmeti. Pasi përfundoi maturën në Liceun Artistik “Jordan Misja“ në Tiranë (1988) dega Kanto, në vitin 1990 detyrohet të lë vendlindjen e saj, pas dramës politike tragjike që pësoi familja e saj. Më 3 shkurt të vitit 1990, regjimi komunist vrau në kufi, piktorin Ilirjan Zari, si dhe dënoi me izolim në psikiatrinë e Elbasanit vëllain e dytë të Edës, kitaristin Agim Zari, i cili bashkë me Ilirin tentuan të kalonin kufirin. Persekutimi i ashpër i regjimit, degradoi harmoninë e familjes Zari, bëri që familja si dhe vetë Eda, të ndjeheshin jashtë shoqërisë socialiste, pa patur asnjë shanc për të ardhmen.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirusi/ Krocera e parë në 5 muaj nis lundrimin nga Xhenova
Artikulli tjetërTë prekur me Covid-19, ndërrojnë jetë një vajzë e re dhe një 60-vjeçar tek Infektivi