Pas konferencës për shtyp me gazetarët, ku presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh se Kryeministria ka përgjegjësi të shumëfishtë për situatën kaotike të Kakavijës ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Advertisements
Në një postim në Twitter, Rama shkroi:
“Fajësimi i qeverisë për situatën në Kakavijë,thjesht një sebep i radhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë, për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentet për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike”.
Advertisements
Nga ana tjetër, pak më parë Meta u shpreh:
“Çdo përpjekje për të fajësuar greken është pa kuptim. Pala greke e bën detyrën e vet dhe për një shtetas shqiptar me pasaportë greke. Është përgjegjësi e plotë e shtetit shqiptar, përfshirë presidentin e kryeministrin. Kryeministria ka përgjegjësi të shumëfishtë. Ne e dimë se kush është frekuenca më e madhe e qarkullimit të qytetarëve. Kjo ishte një çështje e madhe humanitare, kemi dhe rastin e Kapshticë ku shumë qytetarë u lanë për ditë të tëra pa hyrë në territorin e vendit të tyre. Në të gjitha rastet, Presidenca bëri përpjekjet më të mira për të parandaluar çështje të tilla. Qeveria duhet të ishte konsultuar me presidentin për ndryshimet në stafin diplomatik në Greqi. E vuri presidentin para faktit të kryer. Kemi pasur rezervat tona. Asgjë nuk e justifikon sjelljen e qeverisë.”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!