Vazhdojnë të përshkallzohen tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, ku duket se nuk do të ulen për një kohë të gjatë, për shkak se Ankaraja vazhdon që të insistojë se do të vazhdojë kërkimet në det, në një zonë të përbashkët me shtetin grek, për naftë dhe gaz.
Advertisements
Ndërsa, shumë shtete të botës kanë dalë në mbështetje të Greqisë, duke përfshirë këtu edhe disa ministra të Bashkimit Europian.
Në një shkrim, mediat helene raportojnë se ushtri të shteteve të ndryshme janë mbledhur në Egje e se janë gati të përballen me ushtrinë turke, që kërcënon në kufi.
Advertisements
Sipas mediave në vendin fqinj, pritet që muajin e ardhshëm katër ushtritë e Greqisë, Izraelit, Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe të zhvillojnë një stërvitje të madhe detare në zonën ku aktualisht është duke kryer kërkime anija turke “Oruç Reis”.
“Vendimi është marrë orët e fundit, për shkak të kërcënimit turk, ndërsa janë akorduar edhe fonde nga qeveria greke për modernizimin e ushtrisë sonë”, kanë lajmëruar mediat helene.
Megjithatë, këto mund të jenë tone të ndezura të mediave vendore greke, pasi Athina zyrtare është duke u përpjekur ta zgjidhë ngërçin në mënyrë diplomatike me Ankaranë.
“Protothema” nënvizon se qeveria greke ka miratuar një fond prej 1.5 miliard dollarë për të blerë armatime për ushtrinë, në kuadër të modernizimit të ushtrisë.
Nuk janë të pakta rastet kur ushtria apo marina greke kryen stërvitje në det me aleatët e saj europianë apo jo, por nuk dihet sa këta stërvitje të përbashkëta mund të kenë lidhje me çështjen e kërc ënimit turk.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!