Për ata që kanë planifikuar pushimet e verës në 15 ditëshin e dytë të gushtit, ka një lajm të mirë. Temperaturat do jenë të larta dhe do ketë mot të kthjellët me diell, pa reshje shiu. Meteorolgou Osmani tha se në bregdet koha do jetë në favor të pushuesve, ndërsa në zonat malore do ketë vranësira dhe reshje të karakterit lokal. Temperaturat do të rriten këtë javë duke nisur nga e enjtja, me deri në 38 gradë.
Advertisements
Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani:
Në vijim pritet të kemi vranësira dhe reshje të pakta në fillim të javës. Deri të mërkurën kemi prezencë të paktët të vranësirave me reshje në vend. Po të enjten kemi lajmë të mira, dominon moti i kthjrellët. Bregdeti do ketë më shumë orë me diell, prezencë të diellit më së shumti. Po ashtu do ketë rritje graduale të vlerave termike. Në bregdet temepraturat do jenë 37 dhe 38 gradë, më të larta se normalja në këtë periudhë. Edhe në zonat malore do rriten temperaturat në 31, 32 gradë. 15 ditëshi i dytë i gushtit pritet të jetë me diell kryesiht në zonat bregdetare ndërsa në zonat malore do ketë vranësia me reshje të karakterit lokal.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!