Epidemiologu Ilir Alimehmeti e ka nisur ditën e sotme me një lajm të mirë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Alimehmeti ka publikuar të dhënat e një studimi të fundit të Qendrës Kombëtare të Kancerit në SHBA, e cila ka testuar një medikament (akalabrutinibin) në 19 pacientë në gjendje të rëndë dhe rezultatet kanë qenë të kënaqshme.
Advertisements
Sipas studimit, pas 14 ditë trajtimi me këtë medikament, pacientët që ishin në gjendje të rëndë për jetën kanë shfaqur përmirësim të oksigjenimit të tyre.
“Lajme te mira miqte e mi! Nje tjeter mjekim tregohet shume premtues dhe mund te shtohet ne arsenalin e trajtimeve per pacientet me COVID-19 te rende.
Advertisements
Mjekimi qe po testohet eshte akalabrutinibi, nje mjekim qe eshte perdorur me pare ne limfomat jo-Hogkin.
Studiuesit e Qendres Kombetare te Kancerit, Bethesda (SHBA) kane testuar akalabrutinibin ne 19 paciente me COVID-19 ne gjendje te rende:
11 paciente ne oksigjenim suplementar (terapi intensive)
8 paciente te intubuar
Pas nje periudhe trajtimi 10-14 ditore u vu re:
Akalabrutinibi e permiresoi oksigjenimin, shpesh brenda 1-3 diteve, dhe pa toksicitet te dallueshem
Pas trajtimit me akalabrutinib, ne detaj:
8 nder 11 pacientet (72.7%) ne oksigjenim suplementar dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.
4 nder 8 pacientet (50%) e intubuar, u ekstubuan.
2 nder 8 pacientet (25%) e intubuar, dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.
Keto te dhenat i hapin rrugen studimeve zyrtare klinike nderkombetare.
Pas shume kohes kemi serish nje tjeter mjekim nen testim, i cili nevojitet ne format e renda te COVID-19.
Edhe pse kostoja e akalabrutinibit eshte e larta, duke qene se nevojitet vetem per pacientet ne gjendje shume te rende, e ben trajtimin kosto/efektiv, nese provat klinike dalin pozitive.
Forca miq!
Jepini kohe shkences te zbuloje terapi gjithmone e me te efektshme!
Nderkohe zbatoni rregullat e parandalimit:
Distance fizike
Higjiene e rregullt
Maska nese nuk ruhet dot distanca fizike”, shkruan epidemiologu Alimehmeti.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!