Tirana, qyteti më i goditur nga Covid-19, ja numri rekord

Zyrtarët e shëndetësisë njoftuan dje vde kjet në dy spitalet Covid të 3 qytetarëve nga Tirana dhe Elbasani, megjithë mjekimet nga personeli shëndetësor.

Advertisements

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri shkoi kështu në 228 persona.

Afro gjysma e tyre, 113 vetë, ishin nga Tirana, 34 nga Shkodra, Durrësi kishte 31 vde kje nga Covid, Fieri 10, Elbasani 9, Korça 8 dhe më pak kanë Lezha, Kukësi, Vlora, Dibra, Gjirokastra dhe Berati.

Advertisements

Nga testimet e 24 orëve të fundit laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik zbuluan edhe 120 persona të tjerë të infektuar me Covid.

Gjysma e këtyre janë në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec dhe më pak në Kukës, Berat, Krujë, Elbasan, Fier, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Shkodër, Durrës, Kavajë, Tropojë e Mallakastër.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në Shqipëri shkoi 7 mijë e 380 vetë, gjysmat nga të cilat janë ende aktivë në mundësinë për të transmetuar infektimin tek të tjerët.

Qytetet më shumë të prekur aktivë janë Tirana 1795 vetë, Durrësi me 434, Shkodra me 285 të infektuar dhe më pak vijojnë Fieri, Lezha, Korça, Vlora, Kukësi dhe Elbasani.

Në Spitalin Infektiv dhe Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ po mjekohen 125 pacientë të infektuar, 15 nga të cilët në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPërfundon rradha në Kakavijë, Rama jep lajmin në mesnatë dhe porosit qytetarët: Rrugë të mbarë, ruhuni nga virusi i rrezikshëm
Artikulli tjetërRama prish marrëdhëniet me Erdogan pas afrimit me SHBA, ja pakti qe ndau Turqinë me Shqipërinë