Juristja me s*ksi Redona Koçi: Fotot h ot i postoj në “Instagram” se m’i kërkon puna, në televizion dua të prezantoj motin

Gjithmonë e kuruar si një modele që duhet të jetë model për ndjekëset e saj.

Advertisements

Redona Koçi në jetën private është duke shijuar dashurinë, ndërsa, përveç profesionit të fotomodeles, një ditë mund ta shohin në botën e televizionit si prezantuese e rubrikës së motit apo një formati mode.

Për “Panorama Plus”, ajo rrëfen disa të vërteta të jetës jashtë “Instagram”-it.

Advertisements

Kjo pandemi, ç’plane të prishi dhe a pati një anë tjetër pozitive të medaljes në jetën tënde kjo situatë?

Shumë plane, duke nisur nga një kompeticion bukurie që do merrja pjesë në Napoli të Italisë dhe një shooting me një fotograf të famshëm. Gjithsesi, pas çdo të keqe ka një të mirë, kështu që shpresojmë që të na presin gjëra të bukura në të ardhmen. Shpresoj që të kalojë sa me shpejt kjo periudhë pandemie dhe u uroj shëndet të gjithëve! Stay safe and positive minded!

Rikthehesh me një set fotosh të reja këtë verë. I realizove për qejf apo për punë?

Po, është e vërtetë. Sapo përfundova setin me foto për një reklamë syzesh në San Diego (Kalifornia), pasi u bëra imazh i tyre. Jam relativisht e kënaqur. Bie në sy për pozat hot, ku ekspozon format. E ke menduar ndonjëherë të mos postosh kaq nxehtë? Kam postuar edhe poza jo hot dhe po të shihni në “Instagram”, kam dhe foto të tjera në mënyra të ndryshme. Fotot hot m’i kërkon puna shumicën e kohës.

Për ata që mendojnë se jeta e të gjithëve në rrjetet sociale është e lumtur, ti çfarë mund t’u thuash?

Jo gjithmonë. Momentet në jetë janë të ndryshme. Në rrjetet sociale ne mundohemi të hedhim kujtimet më të bukura.

Në konkurrencë me vajzat e tjera të njohura, ç’mendon se të bën të pakonkurrueshme?

Jam unike në llojin tim, si gjithsecila.

Si juriste e diplomuar që je, si do të reagoje ndaj një mashtrimi që mund të të bëhet?

Do ta zgjidhja në rrugë ligjore.

Bukuria origjinale vs bukuri bisturie janë dy zgjedhje që bëjnë diferencën në ditët e sotme. Për mendimin tënd, cila tërheq më shumë?

Ashtu siç ndihet më mirë çdo njeri, sepse rrezaton pozitivitet dhe bukuri kur ndihesh mirë brenda vetes tënde.

Vazhdon të jesh e dashuruar dhe ç’mund të zbulosh për lidhjen tënde?

Vazhdoj të jem tepër e dashuruar dhe shpresoj që kjo dashuri të zgjasë sa më shumë.

Je aq natyrë sportive sa të mos lëndohesh nga dashuria?

Nuk besoj se ka njeri që nuk mund të lëndohet nga dashuria, në qoftë se ka ndjenja dhe zemër.

Në televizion, cilin program do të drejtoje me gjithë qejf?

Ndoshta një emision për modën ose të prezantoja motin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSi binjake, Nevina Shtylla qenka sozi e aktores së njohur turke (FOTO)
Artikulli tjetërNuk ndalen përpjekjet për të ikur/ Rriten aplikimet për azil të shqiptarëve në qershor