Vijon kaosi në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se radha e makinave ka shkuar në mbi 25 km dhe udhëtarët kanë kaluar natën e katërt në rrugë. Ende nuk ka një zgjidhje nga shteti shqiptar për këtë situatë, ndërkohë para greke ndjek rregullat e marrjes së tamponit.
Advertisements
Siç shihet edhe në foto e mëposhtome, qindra makina presin në radhë në Qafën e Muzinës, në afërsi të Sarandës. Udhëtarët kërkojnë zgjidhje nga qeveria dhe i bëjnë thirrje Ramës që të qëndrojë me ta në radhë.
Dje, MEPJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Po nuk ndodhi këshu, negociatat mes tyre dështuan. Më pas, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u shpreh se kush nuk e ka me ngut udhëtimin në Greqi, të kthehet.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!