Një adoleshente nga Moska ka ndërruar jetë teksa po lahej në vaskë dhe u g odit nga rryma elektrike. E mitura 15-vjecare, e identifikuar si Anna K qëndroi rreth një orë në tualet ndërsa fqinjët thanë se kishte rrjedhje uji nga tavani.
Advertisements
Dyshimet e para të policisë mbeten tek goditja nga rryma elektrike pasi celulari i saj po karikohej. Mediat ruse raportojnë se ishte njerku i saj që th eu derën e tualetit dhe e gjeti të pajetë në vaskën e mbushur me ujë.
Familjarët thanë se një lavatriçe rrobash kishte shkaktuar edhe më parë rrymë elektrike në banjë. Pas ekzaminimeve, mjekët thanë se i mori jetën shoku elektrik ndërkohë që është bërë shpesh herë thirrje që të mos përdoren pajisjet e tilla pranë ujit. Gjatë kohëve të fundit ka pasur një numër të lartë të jetëve të humbura të shkaktuara nga rryma elektrike.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!