Trashëgimtarja e “Top Media”, Sara Hoxha, ka zbuluar në Instagramin e saj se është infektuar nga COVID-19.
Advertisements
Me anën e një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në ‘Instastrory’ Lori ka zbuluar se ishte infektuar me Covid-19, ndërsa kishte qenë me pushime në Dhërmi.
Pas këtij postimi duket se të gjithë e kanë pyetur se si e ka kaluar ajo virusin dhe çfarë eksperience ka pasur.
Advertisements
Ajo ka treguar se kishte simptoma për ditë të tëra, por fatmirësisht nuk ishin infektuar fëmijët e saj dhe bashkëshorti.
Pas ditëve të tëra vuajtje, ajo kishte arritur të bëhej mirë, megjithatë ankthi vazhdon të jetë prezent në jetën e saj, ashtu si dhe rënia e flokëve për shkak të virusit.
“Unë jam më mirë tani. U infektova rreth një muaj më parë në plazh, së bashku me disa miq. E kuptova menjëherë që e kisha pasi kisha dridhje të tmer rshme të trupit dhe më pas ethe, lodhje, dhe një dhimbje të çmendur koke që ma bënte të pamundur të shihja dritën. Zgjati 4-5 ditë. Kam fjetur 16-17 orë në ditë, çfarë është shumë e pazakontë për mua. Në ditën 6/7 nuk mund të nuhasja apo të ndjeja shije…Gjithçka filloi të përmirësohej në ditën e 10. Ethet zgjatën dy ditë. Bashkëshorti dhe fëmijët nuk u infektuan dhe unë u largova për dy javë. Simptomat janë të vështira (ndonëse unë jam me fat) por presioni mendor nga izolimi dhe frika që të shkakton Koronavirusi është një çmenduri! Akoma nuk ndihem 100%. Mund të them që jam diku te 60-ta. Ankthi im është i vazhdueshëm, nuk fle mirë, punët e përditshme më lodhin shpejt dhe flokët vazhdojnë të më bien”, ka shkruar Sara.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!