Epidemiologu Taulant Muka, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me studion e lajmeve të televizionit Faxnews, ka folur rreth situatës së pandemisë në vendin tonë. Muka u shpreh se shifrat janë alarmante për kontekstin shqiptar si dhe ai parashikoi që situta do të bëhet akoma më kritike në muajt shtator-tetor. Mungesa e masave dhe planit afatgjatë për parandalimin e përhapjes së virusit nga ana e qeverisë shqiptare, do të ndikojë në mënyrë të qënësishme në agravimin e situatës sipas epidemiologut.
Advertisements
“Unë besoj se shifrat janë alarmante për kontekstin shqiptar. Duhet të kemi parasysh që kjo rritje e rasteve në Shqipëri ndodh në kontekstin kur është verë, ku njerëzit rrinë më shumë jashtë se sa brenda, duhet të kuptojmë që vjeshta po vjen dhe njerëzit do të rrinë më shumë brenda dhe kjo që shohim sot do të jetë disa herë më e madhe, në qoftë se nuk marrim masat e duhura. Në Shqipëri nuk ka asnjë plan afatgjatë për mynyrën si qeveria do ta menaxhojë situatën Covidit. Pavarësisht se Greqia ka raste të shtuara dhe na mbyll kufijtë, pavarësisht se Mali i Zi na mbyll kufijtë dhe ka shtim të rasteve të reja, pavarësisht që Maqedonia na mbyll kufijtë dhe ka rritje të rasteve të reja, e kështu me radhë, ne vazhdojmë t’i kemi të hapur kufijtë me të gjitha këto shtete çka përkthehet në rritje të rasteve ku këta udhëtarë shkojnë. Rritja e rasteve të reja shoqërohet me rritje të personave të shtruar dhe më pas me rritje të vdekshmërisë.
Për ata që e kuptojnë epideminë është shumë e qartë që situata është kritike, dhe që në mendimin tim do të bëhet akoma më kritike në periudhën shtator-tetor. Sa më shumë që ne vonojmë në masa aq më strikte do jenë masat që do të ndërmerren më vonë, ndoshta ky është dhe qëllimi i qeverisë”.- tha Taulant Muka.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!