Ministrja Olta Xhacka ka arritur në Kakavijë të Gjirokastrës, pas kaosit në pikën kufitare me Greqinë.
Advertisements
Xhacka është takuar me kryebashkiakët e Gjirokastrës, të Dropullit, prefektit dhe drejtuesit e policisë së qarkut.
Në Kakavijë, një radhë e gjatë e makinave ka mbizotëruar në këta ditë të nxehta të gushtit, në pritje për të kaluar në tokën helene.
Advertisements
Autoritetet greke nuk po mbajnë hapur doganën për 24 orë, ndërsa shqiptarët ankohen se janë duke pritur deri në 3 ditë e netë në radhë, duke e bërë situatën të padurueshme.
Pala greke nuk kalon asnjë person pa bërë testin e koronavirusit, gjë e cila dyshohet se ka sjellë edhe problematikën kaq të madhe.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!