Nuk kanë të mbaruar makinat në Kakavijë, për tre orë kalojnë vetëm 1 mijë persona(Video)

Numri i emigrantëve shqiptarë që presin në Kakavijë për të kaluar drejt Greqisë vazhdon të jetë i lartë.

Advertisements

Radhë pafund makinash presin për të kaluar drejt shtetit helen.

Nga ora 14:00 deri në orën 17:00 të ditës së sotme, kanë kaluar 1 mijë qytetarë.

Advertisements

Pala greke po kryen testime për të gjithë qytetarët që po hyjnë drejt Greqisë.

Nga ana tjetër, qeveria greke ka zgjatur periudhën e kufizimeve deri më 31 korrik, çka do të thotë se emigrantët shqiptarë do të kenë vështirësi për të kaluar.

“Nga e diela e datës 16.08.2020 nga ora 00:01 e drekes, të gjithë ata që hynë në Greqi aplikojnë karantinën 7 ditore që nga ardhja e tyre (duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve).

Personat që shkelin karantinën, përveç sanksioneve të parashikuara penale, gjobiten me 5 000 euro. Sipas njoftimit të ambasadës, nga data 17 gusht deri më 31 gusht, të gjithë personat që hyjnë në Greqi, duhet që të paraqesin këtë dokumentacion:

1) Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i cili duhet të kryhet deri në 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorë publik ose privat të çertifikuar në Shqipëri, (jo i vlefshëm për drejtuesit e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)

2) Vërtetimi i diagnozës në anglisht (në të cilën duhet te jete emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të një individi

3) Vërtetim për plotësimin e formularit special PLF, me kod QR (nga adresa e postës elektronike https://travel.gov.gr).”, thuhet ne reagimin e ambasadës greke.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSkenë si film hor ror! Dy burra të gj akosur dhe me sharrë në dorë terr orizojnë pushuesit në plazh(VIDEO+ Foto)
Artikulli tjetërMinistrja Xhacka mbërrin në Kakavijë, takon zyrtarët e lartë lokalë, ja çfare pritet te ndodhe