“Boom” infektimesh në institucionet e vendit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka rezultuar e infektuar një mjeke në spitalin rajonal të Beratit. Mjekja e Repartit të Alergologjisë, prej disa ditësh kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit. Ditën e sotme, ajo rezultoi pozitive.
Advertisements
Ndërkohë, është mbyllur Agjencia e Sigurime Shoqërore në Kavajë, pasi kanë rezultuar 6 punonjës të infektuar dhe disa inspektorë që merren me sektorin e bujqësisë.
Sakaq, në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 141 raste të reja. Ndërkohë sot ka humbur jetën një mësues nga Mirdita në spitalin Infektiv, i cili prej 10 ditësh ndodhet në intubim. Po kështu, një 29-vjeçar u hodh sot nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!