Ndërron jetë një mësues nga Mirdita, i cili ishte i infektuar me COVID-19.
Advertisements
Mësohet se mësuesi prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku ndodhej në gjendje të rëndë. Nuk dihet nëse mësuesi vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Për këtë ngjarje, ende nuk kemi një njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.
Sakaq, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. 29-vjeçari me inciale Xh.K, i infektuar me COVID-19 u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit. Mjekët dyshojnë se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Advertisements
Ndërkohë, në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 141 raste të reja. Deri më tani në të gjithë vendin janë shënuar 208 vdekje dhe aktualisht janë 3057 persona të infektuar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!