Brataj: Mund të rivihen disa masa kufizuese, por jo karantinë të detyruar

Ministria e Shëndetësisë dhe grupi i ekspertëve anti-Covid po shikojnë mundësinë për shtrëngimin e masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Advertisements

Në një intervistë për Report Tv mbrëmjen e së mërkurës, Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se po mendohet për disa kufizime, por nuk do të ketë mbyllje të plotë dhe karantinë të detyruar si ajo që kaluam në periudhën mars-maj:

“Nuk flitet për mbyllje e kemi thënë disa herë, nuk flitet për karantinë.

Advertisements

Ndërsa shtrëngim masash mund të ketë ose të pjesshme ose të detyrueshme për sa i përket formave të tjera të kufizimit të shpërndarjes së infeksionit.”

Brataj theksoi se qytetarët luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen ose jo të virusit ndaj nëse ata ndërgjegjësohen dhe janë të kujdesshëm, masat kufizuese nuk janë të nevojshme:

“Njerëzit duhet sa më shumë të ndërgjegjësohen që të bëjnë atë që varet nga vetë ata.

Nëqoftëse nuk ka më shtretër, aparature, burime njerëzore, detyrimisht që do të ketë masa shtrënguese. Është në dorën e qyteterëve, ata duhet të ndërgjegjësohen.”

Ai tha se një model që mund të ndiqet mund të jetë mbyllja e detyruar për një vatër infeksioni, deri në ndalimin e vatrës:

“Aty ku vatra është e madhe mund të ketë mbyllje të një vatre, të një biznesi që ka një numër të madh të infektuarish. Kur flasim për mbyllje nuk flasim për mbyllje të pa kontrolluar, për dy deri në tre javë.”

Brataj tha se çdo vend ku ka grumbullim njerëzit, ka rrezik për përhapjen e infeksionit, ndaj qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për të mos u grumbulluar dhe për të zbatuar masat e rekomanduara: mbajtjen e maskave, ruajtjen e distancës dhe ruajtjen e higjienës personale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë/ Kishte shkuar me pushime me familjen, burri mb ytet në plazhin e Vlorës (EMRI)
Artikulli tjetërNdërron jetë nga COVID-19 një mësues nga Mirdita, prej disa ditësh mjekohej tek Infektivi