Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke vijuar kështu replikat lidhur me infrastrukturën rrugore të vendit të ndërtuar gjatë mandatit të kësaj qeverie. Një ditë më parë, Rama publikoi disa foto nga Shkodra, por dhe Italia, Franca e Zvicra e tha se “investimet tona publike, s’kanë të krahasuar me kohën e “rrugëve të lëna rrugëve”.
Advertisements
Ndërkohë, ish deputetja demokrate e akuzon kryeministrin se i ka gënjyer qytetarët.
Sipas Tabakut, janë ndërtuar vetëm 22 km rrugë në 7 vite.
Advertisements
POSTIMI I PLOTE I JORIDA TABAKUT
I gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim. Pastaj, se nuk kishte rrugë të ndërtuara. Në fund të rrugës së tij u thotë shqiptarëve se po ndërton rrugë. Cilët rrugë? Ato të nisura përpara vitit 2013 atëherë kur i sulmonte. Bilanci i tij: vetëm 22 km rrugë në 7 vite!
Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë. Çdo ditë që qëndron, më shumë dëm i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!